Sport Shqiptar

Superliga: Përfundon pjesa e parë në “Derbin e Anamoravës” dhe dy ndeshjet tjera

Sot është duke u zhvilluar ndeshja derbi mes Gjilanit dhe Dritës në kkuadër të xhiros së 33-të në Superligë.

“Skifterat” janë në cilësinë e vendasit dhe kanë vendosur për formacionin 4 – 3 – 3, ngjashëm si mysafirët.

Pjesa e parë nisi më ngadalshëm me pak raste të mira shënimi.

Gerhard Progni dhe Almir Ajzeraj tentuan nga distancat mbi 25 metra, por që shkuan mbi portë.

Më së shumti golit iu afrua Almir Kryeziu i bardhekaltërve që goditi traversën me një goditje potente brenda 16 metërshit në minutën e 30-të.

Teksa, nga radhët e të besuarve të Alban Hysenit, Blerim Krasniqi provoi nga jashtë zonës së rreptësisë – tentimi i të cilit iu afrua portës së Malokut.

Skuardrat shkuan në pushimin 15 minutësh mes pjesëve, për tu kthyer në të dytën dhe për ta kërkuar fitoren.

Kështu siç qëndrojnë punët, Gjilani pozicionohet i dyti me 59 pikë – dy më shumë se djemtë e Ardian Nuhiut në të tretën.

Ndeshjet tjera mes Dukagjinit dhe Ulpianës është pa gola në 45 minutëshin e parë, kurse Prishtina po e demolon Feronikelin 4:0 – të cilët janë me një lojtar më pak nga minuta e 30-të. /Shqip.com