Sport Shqiptar Shumë emocione, befasi, lot gëzimi dhe mërzie

Superliga i mbylli perdet

FC Ballkani - kampion i Kosovës

Gjithçka mori fund.

Superliga e Kosovës ka mbyllur perdet për sezonin 2021-22.

Disa skuadra e triumfuan, disa dështuan, e disa patën një fat që nuk parashikohej fare.

Shqip.com ka rënditur – sukseset, dështimet e të gjitha skuadrave për këtë kampionat.

Ballkani e arriti qëllimin

May be an image of one or more people, people standing and text

Pas një rrugëtimi të gjatë, me shumë vështirësi – skuadra nga Suhareka e jetësoi ëndrrën: u shpall kampione e Kosovës.

Ky ishte titulli i parë në histori, për të cilin një meritë të madhe e pati trajneri, Ilir Daja.

Strategu nga Shqipëria – solli përvojën e madhe që ka në supe – dhe pjesa e tjetër është histori.

“Xhebrailat” po festojnë.

As Ismet Munishi nuk e solli do trofeun në Gjilan

Ismet Munishi shkarkohet nga Gjilani

Sezoni i ri, historia e vjetër: SC Gjilani ishte afër titullit, por nuk e fitoi dot.

“Skifterat” qëndruan disa xhiro në vendin e parë, ama i mungoi vazhdueshmëria e rezultatve positive.

Faturat për këtë i pagoi Ismet Munishi, i cili u shkarkua nga detyra.

Por, përkundër që nuk e arritën objektivin kryesor, Gjilani do të luaj në garat evropiane.

Drita dhe Llapi në Evropë dhe në finale

Kupa e Kosovës: Super ndeshje na presin në rrethin e dytë - Gazeta Online  INSAJDERI

Ani pse e synonin titullin e kampionit dhe “dështuan” në këtë qëllim, Drita dhe Llapi kanë arsye për të festuar.
Të dyja këto skuadra do të luajnë në garat evropiane – ku synonë suksese më shumë se në sezonin e kaluar.
Po ashtu, njëra nga këto ekipe do e mbyll sezonin me titull – pasi do të takohen në finale të Kupës së Kosovës.

Dëshpërimi i kampionëve

May be an image of one or more people, people standing and outdoors

FC Prishtina e mbylli sezonën e kaluar si kampione e Kosovës, por fytyrë tjejtër kishte në këtë sezon.

Ndryshime e shumta, kriza financiare dhe elemente të tjera – ishin faktorët që bardhekaltërit ta mbylin sezonin në vendin e pestë.

Skuadra nga kryeqyteti mbeti pa garat evropiane dhe “dështoi” në të dyja frontet: kupë dhe ligë.

Drenica dhe Dukagjini e siguruan biletën edhe për një sezon

Drenica dhe Dukagjini në kërkim të tri pikëve, formacionet zyrtare -  Telegrafi

Drenica e nisi sezonin në mënyrë fenomenale, madje ishte edhe në krye të tabelës për disa xhiro.

Por, për shkak të problemeve me financiare – forma e ekipit u zbeh dhe në fund përfunduan në pozitën e shtatë. Ky vend mbetet një sukses në vete – duke marrë parasysh rrethanat.

Në anën tjetër, Dukagjini pati probleme të shumta – pasi rezultatet i munguan.

Shumë herë u gjend edhe në pjesën që dërgon në Ligën e Parë, ama skudra nga Klina u “këndell” në pjesën e fundit të kampionatit – dhe qëndrimin në elitë e arritën – me mund.

Barazhi – shpresa e Malishevës

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

Malisheva – qëndrimin në Superligë nuk e siguroi dot – në kampionatin e rregullt.

Ekipi i udhëhequr nga Arsim Thaqi tregoi lojëra të bukura, por rezultatet pozitive i munguan.

Tashmë – në barazh do përballen me Vushtrrinë – në një ndeshje që është “jetë a vdekje” për të dyja e ekipet.

Liga e Parë – realiteti i ri për Feronikelin dhe Ulpianën

Ulpiana dhe Feronikeli ndajnë pikët - Telegrafi

Feronikeli dhe Ulpiana do garojnë kategorinë e dytë – të futbollit kosovar.

Të dyja skuadrat – kanë kohë që kanë humbur shpresat për qëndrim në Superligë.

Madje, Nikli e mbylli sezonin me juniorë – sepse skuadra e parë u largua për shkak të krizës financiare.

Mbetet të shihet se a do e synojnë rikthiminin në këto nivele – prapë në të ardhmen./Shqip.com