Sport Shqiptar

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje interesante

Superliga e Kosovës vazhdon sot ku do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura në kuadër të javës së 29-të.

Drenica do ta pret kampionin aktual Ballkanin, në një ndeshje ku dy skuadrat do të synojnë fitoren.

Skuadra suharekase nuk është duke kaluar nëpër formë të mirë, pasi edhe në ndeshjen e fundit, e lëshoi fitoren në fund ndaj Malishevës.

Në anën tjetër, Drenica është në rrezik të bie për herë të parë nga Superliga e Kosovës.

Ndërkohë, në ballafaqimin tjetër, Dukagjini do të ballafaqohet me Dritën. Ekipi nga Klina pasi mposhti Prishtinën, do të synojë të befasojë edhe liderin aktual Dritën.

Dy ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

/Shqip.com