Sport Ndërkombëtar

Superliga e Kosovës vazhdon me ndeshjet e radhës, Llapi – Prishtina kryendeshja e së dielës

Prishtina - Llapi

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara të shtunën, Superliga e Kosovës në futboll do të vazhdojë me tri ndeshje interesante.

Kryendeshja padyshim do të jetë përballja në Podujevë, kur Llapi i Tahir Batatinës pret Prishtinën e Ismet Munishit.

Të dyja skuadrat kanë një rekord mjaft të barabartë deri më tani.

Skuadra nga kryeqyteti ka zhvilluar dy ndeshje, ku ka marr një fitore dhe një barazim, derisa Llapi ka zhvilluar tri ndeshje ku ka marr një fitore e dy barazime.

Nënkampioni Drita do të përballet me skuadrën e sapo promovuar, Ferizajn.

Derisa, kampioni Ballkani të kërkojë fitoren e dytë në po aq ndeshje, kundër Dukagjinit.

Kujtojmë që dje Gjilani fitoi 3-1 përballë Feronikelit, kurse Drenica mposhti 2-1 Malishevën./Shqip.com