Sport Shqiptar

Superliga e Kosovës në basketboll – renditja pas pesë gjirove të zhvilluara

KB Prishtina

Superliga e Kosovë në baksetboll – konkurenca e femrave është duke sjellë një garë tejet interesante.

Pas pesë gjiorve të zhvilluara, Prishtina është e vetmja skuadër pa humbje, shkruan Shqip.com

Skuadra nga kryeqyteti është lidere, pasi ka realizuar pesë fitore në pesë ndeshje dhe ka gjithsej dhjetë pikë të grumbulluara.

Menjëherë pas tyre, gjendet kampionja në fuqi, Penza.

Skuadra nga Peja pozicionohet në vendin e dytë me një pikë më pak se Prishtina.

“Shqiponjat” kanë regjistruar katër fitore në pesë ndeshje, ndërsa humbjen e vetme në këtë kampionat e kanë pësuar pikërisht nga liderja momentale e Superligës.

Në vendin e tretë gjendet KB Vëllaznimi –  që ka pasur formë të luhatshme deri më tani.

Gjakovaret kanë tre humbje dhe dy fitore, ndërsa kanë grumbulluar shtatë pikë. Ekipi nga Gjakova, në ndeshjen e fundit e shënoi fitoren më të thellë këtë sezonë, pasi e mposhti Kastriotin me rezultat 105:35.

Në pjesën e poshtme të tabelës gjenden Bashkimi, Trepça dhe Kastrioti që me shumë gjasë këtë sezonë do “luftojnë” për mbijetesë.

Madje, Kastrioti duket që veçse është dorëzuar, pasi është skuadra e vetme që nuk e ka shijuar ende ndjenjen e fitores./Shqip.com

Renditja në tabelë në mënyrë grafike