Sport Shqiptar

Superliga e Kosovës: Feronikeli shijon fitoren e parë në pranverë, Gjilani gabon dhe Llapi befasohet në shtëpi

Superliga e Kosovës, xhiro e 26-të

Të shtunën janë zhvilluar tre ndeshjet e para të xhiros së 26-të, në kuadër të Superligës në futboll.

Takimet filluan të gjitha nga ora 13:00.

Kryendeshja e sotme ishte në mes Llapit dhe Dukagjinit, e cila u mbyll me fitoren e ekipit mysafir me rezultat 1:2, pasi Ahmed Januzi shënoi dy gola për klinasit.

Goli i vetëm i llapjanëve erdhi në minutat shtesë, me Amadu që arriti të ngushtojë epërsinë, por jo mjaftueshëm për të marrë pikë.

Gjilani që ishte në udhëtim tek Malisheva, dështoi të marrë pikë të plota duke bërë një ‘hap fals’ drejt garës për titull.

Ndeshja mbaroi pa gola, edhe pas disa polemikave nga vendasit që kërkuan penallti në pjesën e parë.

E gola pati në Drenas, aty Feronikeli morri pikën e parë të stinorit pranveror, në përballjen fund-tabelare me Ulpianën.

Akterët kryesorë në barazimin 2:2, ishin Ardi Qorri i vendasve që shënoi dy-golësh, si dhe braziljani Iran Goncalves që bëri të njëjtën gjë.

Tabela e BKT Superligës pas ndeshjeve të sotme:

Nesër zhvillohen edhe dy sfidat e mbetura të kësaj xhiroje, ku përballen Ballkani – Drenica, dhe derbi Drita – Prishtina. /Shqip,com