“Superliga e çudirave” – për dy ditë, i njëjti portier prezantohet në dy skuadra

Kualiteti në Superligë po rritet, por e njëjta nuk mund të thuhet edhe për profesionalizmin në transfere.
Portieri, Andi Thaqi të enjten nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me FC Vushtrrinë.
Gjithçka dukej në rregull. Prezantimi u bë edhe në rrjetet sociale.
Por, dy ditë më pas, i njëjti portier u prezantua te Ulpiana.

Në këtë sport – i njëjti futbollist nuk mundet të luaj në dy skuadra në të njëjtën kohë. Është e pamundur dhe kundër rregullave.
Por, ky “lëmsh” ka një shpjegim.
Thaqi, sot ( e diel), njoftoi se për arsye personale ka shkëputur marrëveshjen em Vushtrrinë.
Tri orë më pas, e bëri zyrtare kalimin te Ulpiana.
Mbetet të shihet, nëse ai nuk do të ndërroi ambient përsëri.

Por, ky nuk është rasti i parë që diçka e tillë ndodh në Superligë.
E njëjta, por me “personazhe” të tjera ka ndodhur disa herë edhe në të kaluarën në elitën e futbollit kosovar.
Teksa, në Evropë një rast i ngjashëm ka qenë me sulmuesin brazilianin, Malcom.
Ai ishte nisur për në Itali për nënshkruar me Romën, por një ofertë e Barcelonës e bëri që të ndërorjë destenacion, dhe i ishte bashkuar katalunasve. /Shqip.com