Sport Shqiptar

Superkupë festive në Istog për 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

FOTO: Federata e Hendbollit e Kosovës
FOTO: Federata e Hendbollit e Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve shtetërore për shënimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të enjten në Istog do të luhen ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll.

Superkupa tani e tutje do të jetë tradicionale, ndërsa këtë herë është edhe festive.

Ndeshjet do të luhen në palestrën e qytetit në Istog, njofton Federata e Hendbollit e Kosovës, shkruan Shqip.com.

Prej orës 15:30 është finalja e Superkupës te hendbollistët mes Besa Famgasit dhe Kastriotit.

Të dy skuadrat kanë treguar formë të mirë në hapje të stinorit pranveror dhe synojnë trofeun e parë të edicionit.

Ndërkohë prej orës 18:00 është finalja e Superkupës te hendbollistet mes Istogut dhe Ferizajt. Istogu llogarit në përkrahjen e shikuesve, ndërsa planet e tij i ka edhe Ferizaj.

Pritet atmosferë e bukur në Istog dhe numër i konsiderueshëm i shikuesve.

/Shqip.com