Sport Ndërkombëtar

Superkupa – synim i Juventusit dhe Interit

Inter-Juventus

Edhe një tjetër finale.

Juventusi dhe Interi do të takohen ndërmjet vete në finalen e Superkupës së Italisë – me fillim nga ora 21:00, në “San Siro”.

Të dyja skuadrat e kërkojnë fitoren, por vetëm njëra do e arrin qëllimin.

Inter

Inter director Marotta says squad 'will be 90 per cent confirmed for this  season'
Inter

Kamponët e Italisë e nisën kampionatin jo mirë, por gjatë rrugëtimit e gjetën formën e tyre.

Pas 20-të ndeshjeve të zhvilluara, zikaltërit prijnë në Serie A – me 49 pikë, një më shumë se Milani që është në vendin e dytë.

Deri më tani, kjo skuadër ka arkëtuar 15-të fitore, ka shënuar pesë barazime dhe është mposhtur vetëm një herë.

Formë të mirë kanë kaluar edhe në Ligën e Kampionëve, pasi kanë kaluar në fazën e parë me eleminim direkt.

Sulmuesi më në formë te Interi është Edin Dzeko.

Shtatëgjati e ka gjetur rrugën për te goli 11-të herë, kurse ka asistuar katër herë.

Në total, nerazurët e kanë fituar Superkupën në 1989, 2005, 2006, 2008 dhe 2010.

Juventusi

Juventus confirm their 23-man squad for Champions League group stages  -Juvefc.com
Juventus

Largimi i Cristiano Ronaldos – në fund të merkatos verore duket që la shumë zbrazëtira në këtë skuadër.

Jo vetëm që “Zonja e vjetër” nuk po “lufton për titull, por është edhe jashtë zonës që siguron një biletë për Champions.

Të udhëhequr nga Masimilano Allegri, Juve është në vendin e pestë të Series A, me 38-të pikë.

11-të më pak se Interi që gjendet në krye.

Një fitore në ndeshjen e sontme, jo vetëm që do sillte trofe, por edhe do ngriste moralin e skuadrës.

Një fakt në të mirë të Juventusit janë ndeshjet e përgjithshme.

Juve ka fituar 107 herë, Interi 65 herë, kurse kanë regjistruar 57 barazime. /Shqip.com