Sport Shqiptar

Superkupa e femrave mbahet në Pejë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se Superkupa e Kosovës në kategorinë e femrave do të mbahet në Pejë.

Bordi i FBK-s në mbledhjen e mbajtur ka miratuar vendimin për Superkupën.

“Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave të organizohet më 7 e 9 Tetor 2022 nga KBF Penza në Pejë”, thuhet në njoftim.

FBK po ashtu ka konfirmuar se KB Bashkimi e KB Peja janë lejuar të marrin pjesë në Ligën Ballkanike.

“E ka miratuar kërkesën e KB Bashkimi dhe KB Peja për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike në edicionin 2022/23”.

Kujtojmë që Superkupa u mbajt edhe vitin e kaluar në Pejë./Shqip.com