Sport Shqiptar

Super pamje nga Varshava, Demolli e Kaqandolli në piedestal

Në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, sonte është mbajtur ceremonia e shpalljes së laureatëve të FIA CEZ (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit për Zonën e Evropës Qendrore) për vitin 2022.

Të pranishëm në ceremoni ishin edhe dy garuesit nga Kosova, Valdet Kaqandolli e Gazmend Demolli, të cilët patën një kampionat të shkëlqyeshëm dhe në fund dolën kampionë në klasat e tyre përkatëse.

Kaqandolli ishte fantastik në Grupin 3 me Suzuki Swift, ndërsa Demolli po ashtu shkëlqeu në Grupin CN E2SC me Radicall SR8 LM.

Dy garuesit tanë gjatë gjithë kampionatit kanë pasur paraqitje shumë të mira dhe në fund u kurorëzuan me titullin e kampionit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe anëtari i Bordit të FASK-ut, Gazmend Gashi, i cili gjatë ditës ka marrë pjesë në mbledhjen e Bordit të FIA CEZ.

Gashi e ka pranuar mirënjohjen e ndarë për FASK-un.

/Shqip.com