Sport Ndërkombëtar

Super ndeshje në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Është hedhur sot shorti i çerekfinaleve të Kupës së Mbretit në Spanjë.

Ashtu siç pritej, ky short ka vendosur përballe skuadra të forta, të cilat priten të japin një spektakël të vërtetë.

Dy sfidat që bien në sy janë derbi Real Madrid-Atletico Madrid dhe Barcelona-Real Sociedad. Gjithashtu sfida tepër interesante do të jenë edhe Osasuna-Sevilla dhe Valencia-Athletico Bilbao.

Ndeshjet do të luhen më 24, 25 dhe 26 janar. Ndeshja e parë e gjysmëfinales më 8 shkurt dhe e kthimit më 1 mars. Finalja do të luhet më 6 mars.

/Shqip.com