Sport Ndërkombëtar

“Super Mario” – autor i një goli që rrallë shihet në futboll

Mario Balotelli

Mario Balotelli vazhdon të jetë i veçantë.

“Super Mario” ishte autor i pesë golave – në ndeshjen e zhvilluar ndaj Goztepe – në elitën e futbollit turk.

Por, ajo çka tërhoqi vëmendjen ishte goli i realizua “rabona” që rrallë shihet në botën e futbollit.

Kur po zhvillohej minuta e 70-të, Mario u përkujdes për një moment magjie – që la me gojë të hapur të gjithtë shikuesit në stadium dhe jo vetëm.

Ky moment është bërë viral në Twitter – dhe ka sjellë në “skenë” edhe një herë 33 vjeçarin.

Balotelli – tashmë është bërë i parë që nga Alex de Souza i Fenerbahçes që shënon pesë gola në një ndeshje të Superligës Turke.

Balotelli iu bashkua Adanas nga skuadra e Serie B Monza në verë dhe nënshkroi një marrëveshje trevjeçare me skuadrën e sapopromovuar.

Në total, ai ka zhvilluar 31 ndeshje në këtë sezon, teksa ka shënuar 18 herë dhe ka ndihmuar me katër asistime.