Rozë Ndërkombëtar

Super hoteli luksoz ku do të jetojnë Messi dhe familja e tij në Paris

Lionel Messi me familje,

Lionel Messi tashmë zyrtarisht është lojtar i ekipit francez, Paris Saint-Germain, shkruan SHQIP.

Zyrtarizimi i tij është bërë pas arritjes së Messi-t në Paris dhe kalimin e testeve mjekësore.

Argjentinasi në aventurën e re të karrierës së tij u prit me entuziazëm të madh nga qindra tifozë në aeroport.


Leo Messi në Paris ishte i shoqëruar nga bashkëshortja Antonela Roccuzzo dhe tre fëmijët, Thiago, Mateo dhe Ciro të cilët tanimë do të nisin jetën e re në kryeqytetin francez.

Gjithsesi mediat spanjolle e ato franceze nuk kanë vonuar për të kuptuar edhe vendqëndrimin e Messit në Paris me familjen, një hotel luksoz në qendër të Parisit.

Sigurisht nuk mund të ishte ndryshe për lojtarin më të paguar në botë për të cilin nuk është problem aspak ana financiare, dhe gjithsesi që ai dëshiron diçka që ai të jetë i sigurte.

Le Royal Monceau’, një hotel luksoz ku edhe Neymar jetonte kur mbërriti në PSG në verën e vitit 2017, do të jetë vendqëndrimi i familjes argjentinase të paktën disa muaj.


I vendosur në lagjen prestigjoze, Avenue Hoche, vetëm pak metra larg Champs Elysee dhe Harkut të Triumfit, hoteli është një oaz sharmi, qetësie dhe pritjes së ëmbël në qendër të Parisit.

Kujtojmë që ylli argjentinas ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me mundësi për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.


Te klubi nga Parisi, 34-vjeçari i ka të garantuara 25 milionë euro plus bonuset, e që paga e tij në total brenda vitit pritet të arrijë shifrën e 35 milionë euro.


Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mbylli aventurën e tij 21 vjeçare te Barcelona, klub në të cilin fitoi gjithçka./SHQIP.com