Sport Shqiptar

Super gol! Përsëri nga Asani, Shqipëria në avantazh ndaj Çekisë, “shpërthejnë” tifozët

Është gjithmonë ai, Jasir asani.

Sërish një e majtë nga jashtë zone dhe ka kaluar Shqipërinë në avantazh përballë Çekisë.

Ka qenë minuta e nëntë e takimit që “shpërtheu” 22 mijë të pranishmit në stadiumin “Air Albania”.

Jasir Asani ka kryer të njëjtin veprim si në ndeshjen ndaj Polonisë.

Sulmuesi kuqezi futet nga krahu i djathtë drejt qendrës, dhe më pas aty ka shkarkuar të majtën e tij, e cila nuk i ka lënë asnjë mundësi portierit të skuadrës kundërshtare.

Topi përfundon në rrjetë.

Shqipëria kryeson 1:0 dhe ëndërron kualifikimin në Berlin2024.

/Shqip.com