Sport Ndërkombëtar

Suns të pathyeshëm – vazhdon ecuria e tyre fenomenale

Suns vazhdojnë me formë fenomenale

Forma e tyre e lartë po vazhdon.

Phoenix Suns kanë shënuar fitore kundër New Orlans Pelicans, me rezultat 123-111.

Edhe këtë në këtë takim – si në shumë të tjera në këtë sezon, basketbollsti më i dalluar ishte Devin Booker.

25 vjeçari ishte autor i 33 pikëve, katër asitimeve dhe nëntë kërcimeve.

Paraqtijte të mirë pati edhe Mikal Bridges, që shënoi 23 pikë dhe pati dy kërcime.

Në anën tjetër, te Pelicanes u dallua Devonte’Graham, i cili shënoi 28 pikë, asistoi gjashtë kërcime, dhe pati një kërcim.

Paraqitje të mirë zhvilloi edhe Jonas Balanciunas. Ai shënoi 25 pikë, dhuroi dy asistime, ndërsa pati plot 16-të kërcime.

FOTO: Suns Benamkan Pelicans
Momente nga takimi

Me këtë fitore, Suns po vazhdojnë të jenë në “luftë” për vendin e parë të Konferencës Perëndimore.

Deri më tani, kjo skuadër ka regjistruar 28 fitore dhe tetë humbje dhe gjenden në pozitën  e dytë, pasi Warriors kanë një humbje më pak dhe janë liderë.

Në anën tjetër, Pelicans po kalojnë në formë katastrofale dhe renditen në vendin e 14-të të kësaj konference.

Të gjitha rezultatet nga ndeshjet e zhvilluara sot në NBA:

Spurs 104-129 Raptors.

Grizzlies 110-106 Cavaliers.

Pacers 94-104 Knicks.

Grizzlies 110-106 cavaliers.

Peacers 94-104 Kincks.

Kings 114-122 Lakers. /Shqip.com

Tabela e Konferencës Perëndimore