Sport Ndërkombëtar

Suns njoftohen me humbje

Suns-Thunder

U njoftuan me humbje.

Phoenix Suns janë befasuar në shtëpi – nga Oklohoma City Thunder – me rezultat 96-117.

Ani pse vendasit ishin favoritë në letër, në parket doli të jetë ndryshe.

Basketbollisti më i dalluar te skuadra vendase ishte Mikal Bridges, i cili shënoi 18 pikë dhe bëri katër kërcime.

Thunder beat Suns 117-96
Momente nga takimi

Kurse, te Thunder paraqitje të mirë pati Olivier Sarr – duke regjistruar 24 pikë, një asistim dhe gjashtë kërcime.

Ndeshje të mirë zhvilluan edhe Aleksej Pkusevski dhe Araon Wiggins – duke shënuar të dy nga 17-të pikë.

Përkundër disfatës – Phoenix vazhdon të mbetet në vend të parë në Konferencën Lindore.

Kjo skuadër ka arkëtuar 62 fitore, teksa është mposhtur vetëm 16-të herë.

Në anën tjetër, Thunder pozicionohet në vendin e 14-të, me 23 fitore të arkëtuara ndërsa ka pësuar 55 humbje. /Shqip.com

Tabela e Konferencës Perëndimore