Kulturë

“Sunny Hill” konfirmon edhe artisten e radhës, ja kush është ajo

‘Sunny Hill’ është duke vazhduar që të prezantoje artistë të rinj të cilët do të përformojnë në këtë festival.

E një nga këta artistë që tashmë është konfirmuar është edhe Dhurata Dora.

Sunny Hill do të mbahet nga data 4 deri më 7 gusht, në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Ndërkaq, artistë të tjerë që e kanë e konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe DJ Regard, Burak, Mahmood, Elvana, Diplo, AJ Traceymm e Skepta, Yll Limani, Ledri Vula dhe shumë të tjerë.

Ndërkaq, këtë vit do të mbahet edhe në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.