Sundimi i ligjit në Kosovë, EULEX prezanton raportin e monitorimit
Publikuar:
(18.05.2023 08:19:02)
EULEX-i do të prezantojë sot raportin e monitorimit për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022.
“Ky raport përfshin gjetje dhe rekomandime specifike për autoritetet e Kosovës lidhur me aplikimin e lirimit me kusht nga gjashtë institucione korrektuese në tërë Kosovën”, thuhet në komunikatën e misionit të BE-së për sundimin e ligjit.
Në këtë prezantim veç tjerësh do të marrë pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark e kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj.
/Shqip.com