Sport Shqiptar

Sulmuesi shqiptar pa ekip, por ngushëllohet me vetura

Rey Manaj është që prej muajit janar pa ekip dhe duhet të presë sezonin tjetër për të zbritur në fushë në një ndeshje zyrtare.

Në kohën e afatit kalimtar, sulmuesi nuk arriti të gjente një ekip, kjo edhe për shkak se ishte i dëmtuar dhe kjo e vështirësoi edhe më shumë punën.

Teksa është larguar nga Watford, për Manajn ka zëra nga liga e dytë në Spanjë apo edhe Seria B në Itali. Por nga ana tjetër, 26- vjeçari, i cili po stërvitet individualisht, është parë duke shëtitur me një Ferrari luksoz F-12, foto të cilën e ka postuar në “Instagram”-in e tij.

/Shqip.com