Sport Shqiptar

Sulmuesi i Kosovës transferohet te gjiganti grek

Zymer Bytyqi ka bërë hapin e madh në karrierën e tij. Sulmuesi i Kosovës për momentin ndodhet në Athinë ku ka shkuar për të përfunduar transferimin te Olympiacos.

Reprezentuesi kosovar ka edhe gjashtë muaj kontratë me Konyasporin dhe papritur ka ardhur oferta nga gjiganti grek.

Kampioni i shumëfishtë i Greqisë, Olympiacos ka arritur marrëveshje si me Konyan ashtu edhe me lojtarin, i cili ndodhet në Athinë.

Konyaspor nga shitja e Bytyqit do të fitoj nga 800 mijë deri në 1 milionë euro.

/Shqip.com