Lajme Botë

Sulmuan kolegën shtatzënë, dënohen me burgim dy deputetë në Senegal

Dy deputetë të opozitës në Senegal janë dënuar me gjashtë muaj burgim.

Arsyeja e masës ndëshkimore është se këta dy deputetë goditën me shkelma në stomak, kolegën e tyre shtatzënë gjatë një debati për buxhetin.

Ligjvënësit meshkuj sulmuan Amy Ndiaye pasi ajo kritikoi një figurë fetare të opozitës.

Gjykatësi urdhëroi gjithashtu Mamadou Niang dhe Massata Samb që t’i paguanin Ndiayes, 6750 euro si kompensim.

Incidenti u dënua gjerësisht dhe ndezi një debat për të drejtat e grave.

Në një video të shpërndarë gjerësisht në internet, Samb shihet duke ecur drejt zonjës Ndiaye dhe duke e goditur me shuplakë gjatë një debati rutinë për buxhetin më 1 dhjetor. Më pas ajo hakmerret duke hedhur një karrige, por në të njëjtën kohë goditet në bark nga një koleg tjetër mashkull.

Ndiaye, një anëtare e koalicionit qeverisës Benno Bokk Yakaar, i ra të fikët në parlament pas sulmit dhe kishte frikë se ajo do të humbiste foshnjën, raporton BBC.

Pavarësisht largimit nga spitali, ajo “mbetet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, tha avokati i saj Baboucar Cissé për agjencinë e lajmeve AFP.

Pavarësisht provave e video, avokatët e Niang dhe Samb argumentuan në gjykatë se klientët e tyre nuk e kishin sulmuar fizikisht Ndiaye.

Vlen të theksohet se ka pasur tensione në parlamentin e Senegalit që kur qeveria humbi shumicën në zgjedhjet legjislative në korrik të vitit të kaluar.

/Shqip.com