Lajme

Sulmuan dhe tentuan ta vrisnin një burrë, një i arrestuar dhe dy të dyshuar në kërkim

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një person është sulmuar nga ana e tre personave të tjerë të cilët kanë tentuar edhe ta vrisnin.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:52 minuta.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se së bashku me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë të cilët kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim policor, kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta dhe me thikë, viktimën mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se  si pasojë e sulmit viktima ka pësuar  lëndime trupore, për çka ka pranuar tretman mjekësor, e më pas është liruar.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com