Lajme

Sulmoi policin, arrestohet serbi në Jarinjë

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas të Serbisë, pasi i njëjti ka sulmuar zyrtarin policore në Jarinjë.

Qytetari serb nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe pasi ka fyer zyrtarin policore i ka shkaktuar edhe lëndime trupore.

Në Pikën e Kalimit Kufitar në Jarinje, sot më 07.04.2023, rreth orës 16:30, në hyrje për në Republikën e Kosovës, ka ardhur një shtetas i Serbisë, i cili nuk posedonte dokumentacionin e nevojshëm për të hyrë në Republikën e Kosovës. Pas refuzimit për hyrjes në vendin tonë, i dyshuari N.T., (viti i lindjes 1981, shtetas serb i Serbisë) ka filluar të fyej zyrtarët policorë që ishin në detyrë zyrtare në Pikën e Kalimit Kufitar.

Të dyshuarit i është kërkuar nënshkrimi i dokumentit/vendimit për refuzim të hyrjes në vendin tonë. Ai nuk ka pranuar të nënshkruaj atë vendim dhe ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Polici i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”.

 Për rastin është njoftuar prokurori, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

/Shqip.com