Lajme

Sulmoi nënën e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës raporton se, një person është arrestuar dje në Mitrovicën e Veriut për sulm ndaj nënës së tij.

Thuhet se, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Mitrovicë Veri 17.07.2023 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com