Lajme

Sulmohet treni që evakuonte refugjatët ukrainas, vritet konduktori

Një grua dhe djali i saj shikojnë nga një tren që niset nga stacioni i Kievit, rrugës për në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, më 25 shkurt. (Umit Bektas/Reuters)

Një tren pasagjerësh që ishte në rrugën e tij për të marrë refugjatë që po evakuoheshin nga Ukraina lindore u vu nën zjarr nga forcat ruse, duke vrarë një konduktor, thotë kompania hekurudhore kombëtare e Ukrainës.

Ndërsa një punonjës tjetër u dërgua në spital me lëndime kur treni u sulmua pranë stacionit Brusyn në rajonin e Donetsk, raporton BBC.

Treni ishte gati të merrte banorët që po evakuoheshin nga rajonet Donetsk dhe Luhansk në stacionin Lyman, duke përfshirë 100 fëmijë.

Kompania thotë se “po bën çdo përpjekje” për të evakuuar të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhin e trenit, si dhe të evakuuarit në stacion./Shqip.com