Lajme Botë

Sulmohet shtëpia e Nancy Pelosi, lëndohet bashkëshorti i saj

Bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Pelosi është “sulmuar dhunshëm” në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

Paul Pelosi, 82 vjeç, u dërgua në spital, raporton BBC.

Sulmuesi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është në paraburgim, por motivi i sulmit nuk dihet.

Ndësa Nancy Pelosi nuk ishte në shtëpinë e San Franciskos kur incidenti ndodhi.

Ajo njihet si një nga politikanet më të fuqishme në SHBA. Ajo u rizgjodh për një mandat të katërt si Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 2021, duke e bërë të dytën në radhë të presidencës pas Zëvendës Presidentes Kamala Harris.

/Shqip.com