Lajme

Sulmohet seksualisht një e mitur në Podujevë

Ilustrim
Ilustrim

Një person është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 12:30, në Podujevë.

Tutje bëhet e ditur se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Podujevë 10.03.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

/Shqip.com