Lajme

Sulmohet seksualisht e mitura nga tre persona në Podujevë

Një e mitur është sulmuar seksualisht nga tre persona në Podujevë.

Rasti ka ndodhur më 2 nëntor ndërsa është raportuar të premten.

“Podujevë 02.11.2022 – 13:00. Me 18.11.2022 viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga tre persona të dyshuar. Është njoftuar prokurori për të mitur dhe zyrtari i Qendrës për Punë Sociale”.

Siç thuhet në raport rasti është duke u hetuar.

/Shqip.com