Sulmohet një femër në Lakrishtë, i dyshuari në kërkim

Një femër gjatë pasdites së sotme është sulmuar fizikisht nga ana e një personi të dyshuar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lakrishtë rreth orës 18:00.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Flora Ahmeti- zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën se nga rruga “Bill Klinton” në Prishtinë, një person është transportuar për trajtim mjekësor në QKUK. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e kësaj ngjarje. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast dyshohet se pas një sulmi fizik, nga një person i dyshuar, është lënduar një person ( femër 23 vjeç)”
Më tutje Ahmeti ka thënë se policia është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar për rastin i cili është cilësuar si lëndim trupor.
/Shqip.com