Sulmohet një familje në ShBA, në mesin e të vdekurve edhe një foshnjë

Katër breza të një familjeje u vranë në Kaliforni, e njohur për policinë për aktivitete të lidhura me drogën.
Një nënë 16-vjeçare, djali i saj 10-muajsh, gjyshja dhe stërgjyshja e foshnjës ishin në mesin e viktimave, ka thënë policia dhe familja.
Shtëpia në Goshen, me 3,000 banorë, ishte bastisur nga policia javën e kaluar.Policia kishte kontrolluar banesën vetëm javën e kaluar dhe gjeti sasi të marijuanës dhe metamfetaminës.
Sherifi Boudreaux tha se fëmija dhe nëna duket se ishin larguar nga vendi i ngjarjes dhe se provat mjeko-ligjore tregojnë se vrasësi qëndronte mbi viktimat dhe qëlloi në kokat e tyre nga lart.
Zyra e FBI-së në San Francisko është duke ndihmuar në hetim dhe një shpërblim prej 10,000 dollarësh është duke iu ofruar atij që jep informacione për kapjen e të dyshuarve, raporton BBC.
/Shqip.com