Lajme

Sulmohet në Serbi një autobus me mërgimtarë nga Kosova

Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë në Serbi.

Këtë për Shqip.com e kanë konfirmuar nga kompania turistike “Fadili Tours”.

“Po lajmi është i vërtetë, nuk ka të lënduar shyqyr Zotit. Janë duke u marrë me disa procedura aty dhe pastaj vazhdojmë rrugëtimin” kanë thënë për Shqip.com

Si pasojë e sulmit, autobusit i janë dëmtuar xhamat e përparmë.

/Shqip.com