Lajme

Sulmohet menaxheri i një lokali, një nga të dyshuarit arrihet të identifikohet

Një menaxher i një lokali është sulmuar gjatë mbrëmjes së djeshme në rrugën “Rexhep Luci”.

Rasti ka ndodhur rreth orës 21:10 minuta.

“Disa persona kanë hyrë në një lokal dhe i kanë demoluar disa tavolina dhe më pas e kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar (menaxher i këtij lokali),  duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin policor.

Më tutje është bërë e ditur se Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Njëri nga të dyshuarit është identifikuar dhe rasti duke u hetuar.

/Shqip.com