Lajme Botë

Sulmohet ish-kryeministri pakistanez, qëllohet me armë në këmbë

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar në këmbë në atë që mbështetësit e tij thonë se ishte një atentat.

Siç raporton Sky News, një person i armatosur thuhet se hapi zjarr ndërsa Khan po mbante një fjalim para mbështetësve në një tubim në Wazirabad.

Gazetarja, Cordelia Lynch e Sky News, e cila ishte në vendngjarje, tha se po qëndronte pranë Khan në momentin kur politikani u qëllua.

Khan u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe mbështetësit e tij thanë se ai i kishte mbijetuar atentatit.

Ish lojtari i kriketit – i cili ka bërë presion për zgjedhje të reja pasi u rrëzua nga pushteti në prill – ka mbajtur fjalime të zjarrta në tubime në të gjithë vendin.

Ai ishte gjashtë ditë në një marshim nga Lahore në Islamabad në përpjekjen e tij për të sjellë zgjedhje të parakohshme në vend, duke nxitur për ndryshime radikale, kur ndodhën të shtënat.

“Të plagosurit u dërguan në një ambulancë… shumë panik… njerëz që nxitonin. Askush nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte,” tha Lynch.

/Shqip.com