Lajme

(E përditësuar) Sulmohet gazetari Valon Syla, pëson lëndime në kokë

Gazetari dhe analisti, Valon Syla
Gazetari dhe analisti, Valon Syla

Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.

Raportohet se, sulmi ndaj tij ka ndodhur para lokalit të quajtur “Image”.

***

Aktualisht, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po i trajton lëndimet e marra.

Gazetar, i cili po sulmohet për herë të dytë, ka thënë se në QKUK po i qepet koka.

“Jam mirë. Për momentin jam në QKUK. Po ma qepin kokën”, ka deklaruar ai për Kanal10.

Syla ka thënë se tre personat që e sulmuan kanë ikur me vrap pas goditjeve ndaj tij.

 Ishin tre persona që më sulmuan. Ikën me vrap pasi më sulmuan duke më goditur në kokë”, ka thënë ai.

/Shqip.com