Lajme

Sulmohet fizikisht një femër në Prishtinë

Ilustrim
Ilustrim

Një femër ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Prishtinë  26.04.2023 – 11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, viktima nuk ka dashur trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

/Shqip.com