Lajme

Sulmohet fizikisht infermieri i Klinikës Onkologjike në QKUK

Sot gjatë ditës së hënë, është sulmuar fizikisht një infermier në Klinikën e Onkologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë sulm ndaj infermierit e ka dënuar Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.

“Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dënon ashpër sulmin fizik ndaj infermierit në Klinikën e Onkologjisë në QKUK, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, në shërbim të pacientëve”, thuhet në reagimin e Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së.

Sipas SHSPSH-QKUK, sulmet e tilla në vendin e punës janë shqetësuese por edhe tolerimi i tyre më shqetësues.

“Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme, ndërsa tolerimi i tyre krijon precedent të rrezikshëm për të ardhmen duke nxitur pasiguri në punë në mesin e komunitetit infermieror”.

Kjo sindikatë, ka ftuar QKUK-në të rrisë kapacitet dhe masat e sigurisë fizike për punëtorët shëndetësor në vendin e punës.

Po ashtu, ata kanë kërkuar nga organet kompetente që të zbardhin rastin në mënyrë që kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.

/Shqip.com