Lajme

Sulmohet ekipi i një mediumi kosovar afër barrikadave në veri

Një ekip i televizionit kosovar, Klan Kosova është sulmuar nga disa persona afër barrikadave në fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut.

Siç raporton kjo medie, personat ishin të maskuar dhe hidhnin gurë në drejtim të ekipit të tyre.

Krahas kësaj, personat në fjalë kanë fyer e sharë gazetarin Haris Ademi, kameramanin Agon Bejtullahu dhe shoferin Elsad Sinani.

Nga rasti, ekipi i këtij mediumit nuk ka pasur lëndime.

Kujtojmë se sulme ndaj gazetarëve afër barrikadave në veri kanë ndodhur edhe më herët.

Raportimi nga atje po cilësohet të jetë tejet i rrezikshëm.

/Shqip.com