Lajme

Sulmohen tetë shqiptarë në Beograd, po ktheheshin nga Parada e Krenarisë në Serbi

Tetë aktivist nga Shqipëria të komunitetit LGBT janë sulmuar fizikisht dhe rrahur duke u kthyer nga Euro Pride 2022 në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle, Idro Seferi, i cili tha se aktivistët nga Tirana ishin pa përcjellje të policisë drejt hotelit të tyre.

“Dy prej tyre janë lënduar me rënd dhe sapo u morën për një vizite nga mjeket e emergjencës. Aktivistet nuk janë lënduar rend, por kane dhimbje koke dhe kane kaluar momente shoku. Mjeket janë duke pare nivelin e lëndimeve të tyre. Policia ka arritur ne vendin e ngjarjes. Janë sulmuar nga nj grup prej 10 personash radikal pas përfundimit të shëtitjes dhe koncerteve në kuadër të Euro Pride që u mbajt gjate gjithë javës. Sot ka qene dita e fundit e aktiviteteve”, ka shkruar ai në Facebook.

Të njëjtit, për Deutsche Welle edhe më herët gjatë ditës, kanë rrëfyer se janë ndjerë të kërcënuar.

“Janë sfida që ne i hasim edhe në Shqipëri, prej përpjekjeve të vazhduar për të mos i pranuar dhe konsideruar të drejtat e komunitetit LGBT si të drejta të njeriut”, tha Adela Alika nga Shqipëria.

Mbështetësit e komunitetit LGBT u mblodhën në Beograd më 17 shtator, pavarësisht se autoritetet serbe ndaluan mbajtjen e marshit të EuroPride, raporton REL.

Teksa nisi marshimi në Beograd, në rrugët e kryeqytetit serb u pa prezencë e shtuar e Policisë.

Para nisjes së marshit të EuroPride-it u raportua për disa incidente të vogla, pasi aktivistë të krahut të djathtë dhe të grupeve fetare po ashtu u mblodhën në Beograd për të kundërshtuar marshin.

Policia bllokoi trotuaret dhe rrugët nëpër të cilat organizatorët e marshit kishin planifikuar të mbanin marshin dhe po ashtu u ndalua kundër-protestat e paralajmëruar nga grupet pro-Kishës Ortodokse Serbe dhe grupeve të tjera./SHQIP.com