Lajme

Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjilan

Logo, Policia e Kosovës
Logo, Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka raportuar për një sulm ndaj dy zyrtarëve policorë në Gjilan.

Kjo erdhi pasi policët u goditën nga një person i gjinisë mashkullore të cilin tentuan ta arrestonin i cili kishte urdhëresë aktive nga Gjykata.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se i dyshuari e ka goditur edhe automjetin e policëve dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Gjilan 24.05.2023-16:35. Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor pasi që të njëjtit duke tentuar ta arrestojnë të dyshuarin mashkull kosovar i cili  kishte urdhëresë aktive nga Gjykata, janë goditur nga i njëjti i cili ishte me veturë në lëvizje, si dhe u ka goditur edhe automjetin dhe është larguar në drejtim të panjohur, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-oresh të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, rasti vazhdon të jetë nën hetim, ndërsa në raportin e përditshëm të policisë është cilësuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

/Shqip.com