Lajme Botë

Sulmi terrorist në një sinagogë të Jerusalemit, Izraeli arreston 42 persona të dyshuar

Policia izraelite ka arrestuar 42 persona në lidhje me të shtënat vdekjeprurëse në një sinagogë në Jerusalem, ku i dyshuari kryesor është një palestinez.

Nga sulmi më të shtëna humbën jetën 7 persona ndërsa tre të tjerë mbeten të plagosur.

Personeli izraelit i shërbimit të urgjencës dhe forcat e sigurisë ndoqën skenën e të shtënave të së premtes

Autoritete izraelite bëjnë me dije se midis persona të armatosur ishte dhe një 13-vjeçar. Ndërsa, në lidhje me të plagosurit, tha se janë duke marrë ndihmë mjekësorë , ku dy prej tyre, babë e bir janë në gjendje të rëndë për jetën.

Personi që sulmoi sinagogën dje, identifikohet nga mediat lokale si një palestinez, të cilin policia e përshkroi si “terrorist”.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vizitoi skenën e sulmit

Duke folur në skenën e sulmit, komisionari i policisë izraelite Kobi Shabtai e quajti atë “një nga sulmet më të këqija që kemi hasur në vitet e fundit”.

Në lidhje me përgjegjësinë e sulmit, askush nuk e ka marrë përsipër, megjithëse grupet militante palestineze e vlerësuan atë.

Lexo edhe:
Sulm terrorist në një Sinagogë të Jerusalemit

Ky sulm shënon rritjen e tensioneve akoma dhe më shumë midis Palestinës dhe Izraelit, të cilat kanë qenë në konflikt prej vitesh.

/Shqip.com