Lajme

Sulmi rus në Kharkiv vret të paktën 3 persona

Të paktën tre persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas bombardimeve në një nga rrethet e Kharkiv në verilindje të Ukrainës.

Kështu ka njoftuar kreu i hetimit të Policisë Kombëtare në rajonin e Kharkivit, Serhii Bolvinov, shkruan CNN

Bolvinov tha se trupat ruse kryen një sulm në një lagje banimi në Nemyshliansky të qytetit, duke granatuar në mënyrë të përsëritur qytetin Kharkiv duke përdorur sisteme raketash të shumëfishta Uragan dhe predha me eksploziv të lartë.

Oleh Syniehubov, kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, tha se oficerët e shpëtimit janë në vendndodhje dhe hetuesit janë në terren po përcaktojnë më shumë detaje.

Syniehubov u bëri thirrje banorëve që të jenë sa më të kujdesshëm, të mos qëndrojnë në rrugët e qytetit pa një nevojë urgjente.

Ai tha se armiku godet në mënyrë tinëzare, duke goditur zonat e banuara dhe infrastrukturën civile.