Lajme Botë

Sulmi në Kopenhagë, 22-vjeçari vrau tre persona dhe plagosi disa të tjerë

FOTO nga BBC

Një person i armatosur ka vrarë tre persona dhe ka plagosur disa të tjerë, tre prej tyre në gjendje kritike, në një nga qendrat tregtare më të mëdha të Danimarkës, thotë policia.

22-vjeçari, i përshkruar si “një danez etnik”, u arrestua dhe u akuzua për sulmin që shkaktoi panik në qendrën tregtare Field në jug të Kopenhagës.

Shefi i policisë Soeren Thomassen tha se nuk kishte asnjë tregues se të shtënat ishin një akt terrori.

I dyshuari do të merret në pyetje nga një gjykatës të hënën, raporton BBC.

FOTO nga BBC

Kryeministrja Mette Frederiksen tha se Danimarka kishte pësuar një sulm mizor.

Ajo tha se donte të inkurajonte danezët që të qëndrojnë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin në këtë kohë të vështirë.

Njerëzit ngushëllonin njëri-tjetrin jashtë qendrës tregtare. Foto nga BBC

“Kryeqyteti ynë i bukur dhe zakonisht kaq i sigurt u ndryshua në një sekondë,” tha ajo.

Sulmi vdekjeprurës në qendrën tregtare ndodhi teksa Danimarka festoi organizimin e tre fazave të para të Tour de France për herë të parë./Shqip.com