Lajme

Sulmi në Gramsh, Rama: Institucionet kanë funksionuar siç duhet

Kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama

Pas ngjarjeve në Gramsh dhe Poliçan, kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur reagimeve që kanë ardhur nga kritikët.

Sipas tij të gjithë kanë folur me zell për sigurinë kombëtare, por pa u fokusuar te e vërteta që sipas kryeministrit është se institucionet kanë funksionuar siç duhet.

Jo pak akuza ka pasur nga opozita se në Shqipëri mungon siguria, gjë që është pohuar dhe nga ekspertë të fushës vazhdimisht.

“Me u gjet Kola në punë!” është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”, ka shkruar Rama në Twitter.

Theksojmë se dy rusë dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në depon e armatimit në Gramsh, duke lënduar dhe dy ushtarë që ruanin zonën.

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se dy rusët dhe ukrainasi, që kanë tentuar të futen në depon e armatimit në Gramsh ku plagosë dy ushtarë, janë arrestuar për spiunazh.

Akuzat që rëndojnë mbi ta janë “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar automjeti me të cilin lëviznin këta shtetas, pajisje kompjuterike laptop, dronë, aparate celulare dhe sende të tjera të cilat do të ekzaminohen, rezultatet e të cilave do të jenë pjesë e hetimit, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa sot dy çekë u arrestuan brenda tuneleve të uzinës në Poliçan duke fotografuar, ndërsa bashkëjetueset e tyre prisnin jashtë./Shqip.com