Lajme

Sulmi ndaj Top Channel, shoqërohet në Polici ish-dhëndri i rojës së vrarë

Në orët e para të ditës së hënës, është sulmuar me breshëri plumbash objekti i Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Por, siç raportojnë mediat në Shqipëri, në polici është shoqëruar edhe dhëndri i rojës Roberto Papçi së bashku me shokun e tij.

Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj kanë mohuar që të kenë lidhje me ngjarjen, kurse shoqërimet janë bërë në kuadër të hetimeve për të zbuluar se kush ishte objektiv i sulmit.

Ata janë ende në Policinë e Tiranës dhe do të qëndrojnë deri në përfundim të ekzaminimeve për të parë nëse në duart e tyre ka mbetje baruti ose jo.

Sipas raportimeve, autorët e ngjarjes kanë lëvizur me një makinë të tipit Range Rover që dyshohet që është vjedhur në Shkodër.

Makina është gjetur e djegur në Golem, brenda të cilës ndodheshin edhe dy kallashnikov që dyshohet se janë përdorur në vendin e ngjarjes.

/Shqip.com