Sulmi ndaj Berishës, vjen reagimi nga ambasada e ShBA-ve
Mijëra qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së opozitës për protestë.
Por gjatë zhvillimit të protestës, një qytetar ka goditur Sali Berishën.
Lidhur me këtë sulm ka ardhur edhe reagimi nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të Parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin”, tha një zëdhënës i ambasadës për A2 CNN.
Pasi sulmit që iu bë Sali Berishës, ky i fundit mori fjalën në protestën që po mbahet në Tiranë.
Berisha reagoi me ashpërsi ndaj sulmit me fjalët ‘poshtë kriminelet’
“Populli i opozitës, populli i fitores. Poshtë Edi Rama. Poshtë kriminelët, ne do të triumfojmë. Rroftë opozita shqiptare, veri-jug që jeni së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelëve. Nder përjetë, popull protestues”, u shpreh Berisha.
Po ashtu Berisha tha se agresori ka shitur veten ndërsa autori i vërtetë sipas tij është Edi Rama.
/Shqip.com