Sulmi i Pejës – më efektivi në Superligën e Kosovës

Peja është skuadra me sulmin më të mirë në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ani pse “shqiponjat” – e mbyllën kampionatin vjeshtor në vendin e tretë, ishin tejet efektiv në fazën ofanizve.
Sipas statistikave të nxjerra nga FBK-ja, skuadra pejane në 14 ndeshje ka shënuar 1297 pikë, apo 92.6 për ndeshje.
Ndërsa, sulmin më të dobët e ka ka Drita, që në 14 ndeshje ka shënuar 1008 pikë apo 72 për ndeshje.
Skuadra nga Gjilani është po ashtu e vetmja që nuk ka arkëtuar as edhe një fitore të vetme deri më tani.
Në anën tjetër, Ylli e ka mbrojtjen më të fortë në Superligë.

Suharekasit kanë pranuar 1037 pikë në total, ose 74 pikë për ndeshje.
“Xhebrailat” kanë dhjetë fitore – në 14-të ndeshje dhe gjenden në pozitën e dytë.
Lider mbetet Trepça, që kanë ecuri të njëjtë të rezultateve, por ka koshashënim më të mirë. /Shqip.com
Statistkat e nxjerra nga FBK-ja:
Statistikat: Peja me sulmin më të mirë, Ylli me mbrojtjen më të mirë
Stinori vjeshtor përfundoi në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll, ku Golden Eagle Ylli falë ndeshjeve direkte ndaj Trepçës, është shpallur kampion vjeshtor.
Sulmin më të mirë në elitën e basketbollit, e ka Peja, që në 14 ndeshje ka shënuar 1297 pikë, apo 92.6 për ndeshje. Sulmin më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka shënuar 1008 pikë apo 72 për ndeshje.
Ndërkohë, mbrojtjen më të fortë në Superligë e ka Golden Eagle Ylli, që ka pranuar 1037 pikë ose 74 pikë për ndeshje. Mbrojtjen më të dobët e ka Drita, që në 14 ndeshje ka pranuar 1527 pikë ose 109 pikë për ndeshje.
Ylli dhe Trepça e përfunduan stinorin vjeshtor me dhjetë fitore dhe katër humbje, kurse Drita ishte skuadra e vetme pa fitore, duke pësuar 14 humbje në 14 ndeshje të zhvilluara. /Shqip.com