Lajme

Sulmet ruse vrasin një fëmijë dhe plagosin 6 të tjerë në Kherson

Një fëmijë ka humbur jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga bombardimet ruse në Kherson të Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarakë të rajonit të Kherson-it, Oleksandr Prokudin, i cili në një postim në platformën Telegram shkruan se Rusia kreu 91 sulme dhe gjuajti 349 predha drejt Ukrainës. Sakaq ai bën me dije së 20 prej 91 sulmeve u drejtuan drejt Kherson-it si dhe u dëmtuan objektet e infrastrukturës.

Pas sulmeve ruse Ukraina është duke organizuar përpjekje evakuimi në rajon për familjet dhe fëmijët e tyre.

Më konkretisht një shtetrrethim do të jetë në fuqi nga ora 20:00 deri në 06:00, duke filluar nga 18 shtatori.

/Shqip.com