Lajme Botë

Sulm në një xhami afgane, së paku 50 viktima

Pamje nga sulmi në xhami

Një sulmues vetvrasës e ka aktivizuar materialin shpërthyes në një xhami në qytetin verior të Afganistanit, Kunduz, në një xhami gjatë lutjes të së premtes, ku mbetën të vdekur së paku 50 persona, transmeton Shqip.com.

Sipas pamjeve të publikuara, shihetn trupat dhe rrënojat Brenda xhamisë e cila përdorej nga komuniteti pakicë, teksa ende asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Pamje nga sulmi i kryer në xhami.

Dega rajonale e ISIS-it në Afganistan, IS-K, që i kundërshton ashpër talebanët, kohëve të fundit i ka kryer disa shpërthuime, kryesisht në lindje të vendit, raporton BBC.

Afganët kanë shpresuar se ardhja e talebanëve në pushtet do të sillte së paku një periudhë më paqësore edhe nëse ajo do të ishte autoritare, por IS-i që përfaqëson një kërcënim të konsiderueshëm ndaj premtimit të talebanëve për përmirësim të sigurisë./SHQIP.com