Lajme Botë

Sulm në New York, 10 persona mbesin të plagosur

Foto: NYPD

10 persona kanë mbetur të plagosur në lagjen Queens në Neë York pasi dy burra sulmuan turmën jashtë një lokali, njoftoi të dielën policia.

Të shtënat u dëgjuan pak para orës 11 të së shtunës. 

Sipas policisë, tetë burra dhe dy gra, të moshave nga 19 deri në 72 vjeç, të gjithë u shtruan në spital me dëmtime jashtë rrezikut për jetën. 

Viktima më e plagosur rëndë pësoi një goditje me armë në stomak, tha shefi i detektivëve të NYPD, James Essig, raporton AP, transmeton Shqip.com.

Policia tha se dy personat e armatosur mbërritën në vendngjarje në këmbë, por u larguan duke u hedhur mbi kurrizin e dy motoçikletave të drejtuara nga dy burra të tjerë. 

Të katër ishin të veshur me xhup dhe kapuç, tha policia.

“Ky ishte një sulm i pacipë, i koordinuar, për mungesë të një fjale më të mirë,” tha Essig. “Kjo është e papranueshme dhe duhet të ndalet.”

Askush nuk ishte në paraburgim që nga mëngjesi i së dielës, dhe policia tha se do të publikonte fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes./SHQIP.com